Real Madridi mbretëron Spanjën, Barcelona iu nënshtrua sonte në ‘El Clasico’

Real Madridi mbretëron Spanjën, Barcelona iu nënshtrua sonte në ‘El Clasico’

Real Madridi ka fituar derbin më të madh në rruzull, ‘El Clasico’, kundër Barcelonës në ‘Alfredo Di Stefano’.

Takimi u luajt në stadiumin e Real Madrid B, pasi klubi e ka shfrytëzuar periudhën pa fansa për të renovuar me hapa më të shpejtë ‘Santiago Bernabeun’, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, stadiumi ka pak rëndësi, ajo që do të mbahet mend nga sonte është triumfi i ‘Los Blancos’.

Ishte një natë e bujshme për nikoqirët, të cilët Karim Benzema i kaloi në epërsi në minutën e 13-të me anë të një goli sensacional me thembër.

Për 2-0 realizoi Toni Kroos nga gjuajtja e lirë në minutën e 28-të, falë edhe një devijimi nga muri i gjallë.

Krejt cka arriti të bënte Barcelona deri në fund ishte të ngushtonte disavantazhin në 2-1, duke shënuar në minutën e 60-të pasi u orvat më së miri në zonë.

Në fund, Reali mbeti me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Casemiros i cili u ndëshkua dy herë me të verdhë brenda një minuta – një herë për protestë dhe një herë për ndërhyrje të palejuar.

Pas kësaj fitoreje, Reali rrëmben vendin e parë në La Liga me 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi me goldallim më të dobët, por ‘Los Colchoneros’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Barcelona, ndërkohë zë vendin e tretë me 65 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: