Real Madridi me përmbysje triumfon kundër Sevillës, eurogoli heroik i Viniciusit ‘ereksion’ madrilenëve

Real Madridi me përmbysje triumfon kundër Sevillës, eurogoli heroik i Viniciusit ‘ereksion’ madrilenëve

Real Madridi ka triumfuar me përmbysje 2-1 kundër Sevillas në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 në La Liga, të dielën mbrëma.

Ishin andaluzianët ata që të parët kaluan në epërsi përmes Rafa Mir në minutën e 12, shkruan Periskopi.

Mirëpo, ujku i vjetër nga Franca, Karim Benzema realizoi për të balancuar gjërat në minutën e 32-të, pas një topi të kthyer nga një goditje e egër e Eder Militaos nga distanca.

Fitoren dhe pikët e plota ‘Los Blancos’ ia siguroi Vinicius Junior me një gol absolutisht brilant nga distanca për ta shndërruar veten në hero të vërtetë të natës për nikoqirët.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi grumbullon 33 pikë dhe zë vendin e parë, ndërsa Sevilla mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e katërt. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: