Real Madridi nxjerr barazim falë rikthimit sensacional në fund të ndeshjes kundër Elches

Real Madridi nxjerr barazim falë rikthimit sensacional në fund të ndeshjes kundër Elches

Një pasdite aspak e mirë për Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’, ku ‘Los Blancos’ lëshuan dy pikë ndaj Elche.

Real Madrid ka luajtur baras 2:2 në shtëpi, në ndeshjen përballë skuadrës së Elche.

Vendasit mund të shkonin në epërsi në minutën e 33’ të takimit, por Karim Benzema humbi një penallti, që në fund doli të ishte goxha vendimtare.

Mysafirët ndëshkuan këtë gabim dhe në minutën e 42’ shënuan për 0:1, me anë të Boye.

Derisa Real Madrid tentonte të barazonte rezultatin, një tjetër dalje e mysafirëve rezultoi me gol. Ishte minuta e 76’ me Milla si akter kryesor.

Reali nuk u dorëzua dhe deri në fund provoi për së paku një pikë. Luka Modric shënoi në minutën e 82’ nga pika e bardhë, kurse Eder Militao shënoi për 2:2 në minutën e 90+2’, pas asistimit nga Vinicius Jr.

Në këtë ndeshje një dëmtim muskulor pësoi edhe Karim Benzema, i cili rrezikon të humb ndeshjen ndaj PSG.

Reali shkon në 50 pikë në krye të tabelës dhe me këtë hap fals i jep gjasa rivalëve në garë për titull.

Elche merr pikët e 25-a për pozitën e 14-të në klasifikimin e tabelës së La Liga.

Shpërndaje në: