Real Madridi rrëmben kreun përkohësisht, mposht Celta Vigon

Real Madridi rrëmben kreun përkohësisht, mposht Celta Vigon

Pas barazimit në duelin e xhiros së kaluar kundër Eibarit, Real Madridi i është kthyer triumfit në La Liga, pasi sonte Los Blancos e kanë mposhtur skuadrën e Celta Vigos, raporton Periskopi.

Golin e parë për ekipin e Zidanes e gjeti sulmuesi spanjoll, Lucas. Kurse, për 2:0 shënoi mesfushori spanjoll, Asensio.

Real Madridi ka rrëmbyer keun e tabelës me 3 takime të luajtura më shumë se Atletico Madrid që ndodhet në pozitën e dytë me 35 pikë, një më pak se ‘madrilenët’. /Periskopi

Shpërndaje në: