Real Madridi shokohet nga Cadizi midis ‘Santiago Bernabeut’

Real Madridi shokohet nga Cadizi midis ‘Santiago Bernabeut’

Real Madridi është shokuar në terren të vetë nga Cadizi, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në La Liga.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lozano në minutën e 16-të, pas asistimit nga Negredo, shkruan Periskopi.

Pavarësisht rasteve në vazhdim, gola të tjerë më nuk pati dhe kështu Reali pëson humbjen e parë në sezonin e ri.

Pavarësisht humbjes, madrilenët vazhdojnë të kryesojnë me dhjetë pikë, aq sa ka edhe Cadizi dhe Granada më poshtë, por këto dy të fundit kanë goldallim më të dobët. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: