Real Madridi shpartallon Barcelonën midis ‘Camp Nou’: Rrëmben vendin e parë në tabelë

Real Madridi shpartallon Barcelonën midis ‘Camp Nou’: Rrëmben vendin e parë në tabelë

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën midis ‘Camp Nou’, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadër të La Ligas.

Federico Valverde shënoi një gol brilant pas vetëm pesë minutave lojë, para se Ansu Fati të barazonte për Barcelonën tre minuta më vonë.

Për 2-1 realizoi Sergio Ramos në minutën e 63-të nga penalltia.

E golin e tretë për madrilenët e shënoi Luka Modric në minutën e 90-të, teksa tregoi klasin e tij duke e poshtëruar poshtë e lartë portierin dhe mbrojtjen e Barcelonës, para se të shënonte për 3-1.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi zë pozitën e parë në tabelë me 13 pikë, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e dhjetë me shtatë pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: