Real Madridi synon t’ia bëjë ‘shah mat’ Arsenalit sonte, ndërsa tifozët e ‘Galaktikëve’ do të shpalosin një koreografi speciale

Sonte do të zhvillohet ndeshja kthyese mes Real Madrid dhe Arsenal e ku madrilienët synojnë të nxjerrin një fitore bindëse.
Për këtë ndeshje tifozët e Real Madrid janë përkujdesur që ta bëjnë një koreografi madhështore.
“Fabrika e ëndrrave, bëje Realin tëndin’ është mënyra se si tifozët e Santiago Bernabeu do t’i mirëpresë lojtarët e Ancelottit kur të dalin në fushë në stadiumin e Real Madridit, raporton Marca përcjellë Periskopi.
Tifoja që do të mbulojë të gjithë skajin jugor do të shoqërohet nga një tabelë e madhe shahu dhe një vizatim i një mbreti të kurorëzuar që manovron figurat e shahut. E gjithë kjo do të dekorohet në pjesën më të madhe të stadiumit me ngjyrat bardhë, vjollcë dhe e verdhë- që e identifikojnë Real Madridin.
Fusha e shahut përfaqëson Ligën e Kampionëve dhe figurat e shahut përfaqësojnë skuadrat me të cilat përballet Real Madrid në kompeticionin më të lartë kontinental. Njëri prej tyre do të jetë me ngjyrat e Arsenalit dhe është në duart e mbretit të supozuar, ndërsa një tjetër me ngjyrat bardhë e kuq është rrëzuar në tabelë si triumf.