Real Madridi transferon lojtarin që shkatërron mbrojtës për qejf

Real Madridi transferon lojtarin që shkatërron mbrojtës për qejf

Hugo Vallejo është lojtar i Real Madridit.

Klubi madrilen dhe Malaga kanë arritur marrëveshje për anësorin 19-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në qershor, derisa kontrata e tij e re skadon në vitin 2023, transmeton Periskopi.

Vallejo i ka refuzuar të gjitha ofertat e Malagas për të vazhduar kontratën me të, kështu që klubi vendosi ta pranojë ofertën e Madridit për transferimin e tij në janar.

Sidoqoftë, ai nuk do t’i bashkohet menjëherë djelmoshave të Zinedine Zidane, ose skuadrës së dytë të Realit, por do të huazohet te Deportivo La Coruna për pjesën e mbetur të sezonit.

Shikoni më poshtë aftësitë e tij. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: