Reali bën gabimin e parë
Real Madrid ka humbur pikët e para në sezonin e ri.
Skuadra nga Santiago Bernabeu barazoi 1:1 me Villarrealin në ndeshjen e javës së pestë në La Liga.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, të cilët shënuan nga penaltia nëpërmjet Bruno Soriano në minutën e 45.
Rezultati u barazua nga kapiteni Sergio Ramos në minutën e 48.
Madrilenët nuk arritën të bënin më shumë sa i përket ndryshimit të rezultatit në favor të tyre dhe kjo mund të shfrytëzohet nga rivali kryesor, Barcelona, e cila përballet pas pak minutash me Atletico Madridin.
Edhe përkundër këtij barazimi, Reali vazhdon të mbetet lider në ligë me 13 pikë, dy më shumë sesa Sevilla, pas xhirosh të zhvilluara. /Periskopi.com



