Reali i falet Ramosit, kapiteni ua siguron madrilenëve tri pikët

Reali i falet Ramosit, kapiteni ua siguron madrilenëve tri pikët

Real Madridi ka siguruar fitoren e radhës në La Ligë, duke mposhtur skuadrën e Getafes me rezultat të ngushtë 1:0, shkruan Periskopi.

Në lojë ku gjithçka ishte e barabartë, ishte penalltia e fituar nga Carvajal dhe e ekzekutuar saktë nga kapiteni, Sergio Ramos, ajo që shpëtoi skuadrën e trajnerit Zizu nga një ndeshje barazimi.

Me këtë fitore, skuadra e Zidanes ka përforcuar vendin e parë dhe ka ikur katër pikë larg Barcelonës. /Periskopi.com

Shpërndaje në: