Reali marshon drejt titullit, arrin fitore kundër Granadës

Reali marshon drejt titullit, arrin fitore kundër Granadës

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e sotme të luajtur kundër Granadas me rezultat 1-2.

Madrilienët kaluan në epërsi në minutën e 10’të me golin e shënuar nga francezi, Mendy.

Kurse epërsinë për ‘Los Blancos’ e dyfishoi Benzema pas vetëm 6 minutash.

Mirëpo, Granada arriti ta gjente rrjetën në pjesën e dytë, gol ky që u shënua nga venezueliani, Machis.

Me këtë fitore skuadra e Real Madridit mbetet përsëri 4 pikë larg rivalëve, Barcelonës dhe i afrohet titullit të kampionit.

Shpërndaje në: