Reali mposht Gironan, Ronaldo i jashtëzakonshëm

Reali mposht Gironan, Ronaldo i jashtëzakonshëm

Real Madridi ka shënuar fitore prej 6 me 3 ndaj Gironas, në një ndeshje ku shkëlqeu ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo shënoi katër gola, përderisa bëri edhe një asist për Lucasin, transmeton Koha.net. Golin e pestë për Realin e shënoi Bale në minutën e 86.

Një paraqitje të mirë pati edhe ylli i Gironas, Christian Stuani, i cili shënoi dy gola, kurse golin e tretë për mysafirët e shënoi Juanpe.

Reali tani merr vendin e tretë me 60 pikë, kurse Girona në vendin e shtatë ka 43 pikë.

Shpërndaje në: