Reali nuk fal,vendos çmimin për Eden Hazard

Reali nuk fal,vendos çmimin për Eden Hazard

Real Madrid thuhet se kanë paraqitur çmimin e tyre për yllin “jo më favorit” të tyre Eden Hazard.

Hazard u bashkua me Madridin nga Chelsea në 2019 për një tarifë rekord klubi, që besohet të ketë shkuar deri në 143 milion.

Pas shtatë viteve të pabesueshme në Premier League, shpresohej që ai të ishte ylli i klubit pas largimit të Cristiano Ronaldos një vit më parë.

Ai fitoi titullin e kampionatit në sezonin e tij të parë, por luajti një rol të vogël për shkak të disa problemeve me dëmtime. Ai arriti vetëm një gol dhe tre asistime në 16 paraqitje në kampionat.

Shqetësimet e tij  kanë vazhduar në këtë kampionat, duke bërë edhe më pak paraqitje se më parë. Ai ka luajtur vetëm 481 minuta për Los Blancos në La Liga, duke shënuar dy herë dhe duke asistuar vetëm një herë.

Çmimi i tij i jashtëzakonshëm dhe përformancat jo të mira e kishin vënë atë nën presion, por marrëdhënia e tij me tifozët mori një kthesë të madhe për keq këtë javë.

Pasi u eliminua nga ish-klubi i tij në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, belgu u regjistrua duke qeshur me Kurt Zouma dhe Edouard Mendy.

Sipas gazetës spanjolle ABC, Real Madrid është lodhur nga mungesa e tij e profesionalizmit. Ata tani do të kërkojnë të shesin anësorin nëse marrin një ofertë prej 50 milion € për të.

Në mars u raportua se Hazard ishte një nga gjashtë lojtarët që klubi ishin të gatshëm të “sakrifikonin” për të financuar marrëveshjet për Kylian Mbappe dhe Erling Braut Haaland.

Nuk dihet se ku do të shkon anësori nëse do të largohet nga Bernabeu këtë verë. Manchester City ishte i lidhur me transferimin, por kjo lëvizje duket shumë e vështirë.

Në moshën 30-vjeçare dhe duke ardhur pas dy sezoneve shumë joproduktive, Hazard po bëhet një lojtar më pak i dëshirueshëm çdo javë./Periskopi

Shpërndaje në: