Reali vazhdon me dështime, gabon ndaj Getafes (VIDEO)

Reali vazhdon me dështime, gabon ndaj Getafes (VIDEO)

Reali nuk ka marrë më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Getafes. 

‘Galaktikët’ praktikisht e kanë të siguruar vendin e tretë, ndërsa vendasit janë duke luftuar për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas 90 minutave lojë, ndeshja u mbyll me porta të paprekura, ndërsa revolucioni mbetet e vetmja zgjidhje për ekipin e Zidanes, që sot shpëtoi nga humbja edhe falë pritjeve fantastike të Keylor Navas.

Reali mbetet në pozitën e tretë me 65 pikë, 10 më shumë se Getafe që gjendet një pozitë më poshtë.

‘Los Blancos’ ndeshjen tjetër e luajnë si mysafir i Vallecanos. /Periskopi/

Shpërndaje në: