Rebelohet Rakitic, fansat janë të shokuar: Poston foto në Instagram duke e ‘poshtëruar’ Messin

Rebelohet Rakitic, fansat janë të shokuar: Poston foto në Instagram duke e ‘poshtëruar’ Messin

Ivan Rakitic nuk është lojtari më i popullarizuar në mesin e fansave të Barcelonës, dhe kjo madje edhe para se të tregonte mungesë respekti ndaj Lionel Messit.

Paraqitjet e kroatit këtë sezon kanë nxitur shumë kritika në drejtim të tij, derisa largimi i tij duket i pashmangshëm në verë, transmeton Periskopi.

Së fundmi, ai shkaktoi situatë kontraverse në Instagram duke postuar një foto nga fitorja 3-0 e Kroacisë kundër Argjentinës në Kupën e Botës, dy vite më parë.

Ishte një ditë e mirë për Rakiticin, i cili realizoi golin e tretë.

Por një prej fotove të cilat i postoi Rakitic ishte ajo kur e dribloi Messin, me këtë të fundit që mbeti i shtrirë në fushë.

p1e5diehnd1ghc6pe6rl12bu1cmv9.jpg

Qartazi nuk është pamje aspak e mirë për Messin.

Disa fansa besojnë se ai tash e ka konfirmuar largimin. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: