Reçica në Zvicër takon Shoshin e “Benedict Education” me mbi 30 mijë studentë: Ai është krenari e vendit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, gjatë vizitës në Zvicër, është pritur në takim nga Arsen Shoshi, drejtor për investime dhe anëtar i bordit të “Benedict Education Group”, që numëron mbi 30 mijë studentë në Zvicër.

Krahas takimeve me përfaqësues të nëndegëve të reja të PDK-së në Zvicër, Reçica po takohet edhe me shqiptarë të suksesshëm në shtetin e Zvicrës.

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se njerëz si Arsen Shoshi në diasporë, janë krenaria e shtetit tonë të ri dhe ambasadorët më të mirë të Kosovës anekënd botës.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme të takoj në Schlieren të Zvicrës njërin prej shqiptarëve më të suksesshëm, Arsen Shoshin, drejtor për investime dhe anëtar i bordit të “Benedict Education Group”, që numëron mbi 30 mijë studentë në Zvicër. Arseni po ashtu është themelues e pronar i disa kompanive tjera të suksesshme në shtetin mik të Zvicrës” ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.

Ai ka thënë se gjatë takimit në zyrën e Arsen Shoshit, kanë biseduar për idetë dhe vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës.

“Arseni që operon me shumë sukses në Zvicër, mendjen e ka që së shpejti përvojën dhe kapitalin e tij ta orientoj edhe në Kosovë. Vendi ynë ka shumë potencial të madh ekonomik e intelektual në diasporë dhe PDK do të jetë pranë tyre për tu koordinuar e për tu shërbyer me dinjitet në arritjen e planeve të tyre në vendlindje”, tha Reçica.