Referendumi në Serbi, Presidenca: Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte ditë e qetë

Referendumi në Serbi, Presidenca: Përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte ditë e qetë

Blerim Vela, i cili është shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përfundimit të referendumit serb.

Ai tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.

“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute mbajtjen e këtij referendumi arriti që ta ndalojë edhe në territorin e vendit.

Shpërndaje në: