Referendumi në Zvicër: Exit pollet thonë që shumica e votuesve refuzuan mocionin e së djathtës

Referendumi në Zvicër: Exit pollet thonë që shumica e votuesve refuzuan mocionin e së djathtës

Votuesit zviceranë me një shumicë dërrmuese kanë refuzuar përpjekjen e një partie të djathtë që pamundësonte lëvizjen e lirë të njerëzve nga Bashkimi Evropian, sipas projeksioneve të rezultateve nga transmetuesi SRF.

Partia Popullore e Zvicrës (SVP) kishte bërër thirrje për referendum në lidhje me marrëveshjen e BE-së – një votim që u konsiderua një test i rëndësishëm i qëndrimit ndaj të huajve, të cilët përbëjnë çerekun e popullsisë së këtij vendi.

Transmetuesi thotë se projeksionet e saj, të bazuara në rezultatet parciale nga plebishiti i së dieles, tregonin që mocioni ishte mundur me 63 me 37 për qind, raporton Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Mocioni paraqiste një tablo të zymtë të të rinjve të huaj që zëvendësonin zviceranët e plakur, me strehimin që bëhej më i shtrenjtë, shkollat dhe transportin të mbipopulluar dhe ndërtimtarinë në egërsim e sipër.

Oponentët e planit thanë që ai kishte vjedhur bizneset e punëtorëve të kualifikuar dhe se prishte marrëveshjet e BE-së me shtetet jo-anëtare.

Nën sistemin zvieran të demokracisë direkte, referendumi do ta kishte detyruar qeverinë që të anulonte marrëveshjen e arritur me BE-në. /Periskopi  

Shpërndaje në: