Referendumi në Zvicër: Legalizohen martesat e seksit të njëjtë

Periskopi.com Lajme

Gati dy të tretat e votuesve zviceranë kanë mbështetur martesat e seksit të njëjtë në referendum.

Diku 64 për qind e mbështetën masën, duke e bërë Zvicrën një prej vendeve të fundit të Evropës Perëndimore që legalizon martesat e seksit të njëjtë.

Aktivistët e kanë konsideruar votimin si moment historik për të drejtat e komunitetit LGBT në këtë vend, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Partitë politike konservatore dhe grupet e kishës e kanë kundërshtuar një masë të tillë, duke thënë se cenon familjen tradicionale.

Kjo masë e bën të mundshme për çiftet e seksit të njëjtë që të adoptojnë fëmijë dhe e bën të mundshme për çiftet lezbike të martuara që të kenë fëmijë përmes donacionit të spermës.

Zvicra tashmë është shteti i 30 në botë që adapton martesat e seksit të njëjtë. /Periskopi 

Shpërndaje në: