Reforma në arsim: Kostoja më e lartë politike apo ekonomike?

Reforma në arsim: Kostoja më e lartë politike apo ekonomike?

Sipas statistikave të PISA, mbi 80% e pesëmbëdhjetë vjeçarëve janë analfabetë funksional,  pra nxënësit që në hapat e parë në shkollën fillore nuk kanë arritur të fitojnë aftësitë në të dëgjuar, lexuar, kuptuar dhe shkruar. Këta nxënës që pa fajin e tyre por për shkak të mungesës sociale e arsimore nuk mund të shkruajnë një paragraf ose të e lexojnë një tabelë.

Të gjithë fëmijët lindin të barabartë dhe çdo fëmijë ka prirje të caktuar, mirëpo arsimi dhe socializimi ndikon qëllimshëm te të rriturit e fëmijëve, pra janë mënyra që e përcaktojnë fëmijën si do të rritet, ku do të rritet dhe zhvillimin e tij cilësor, arsimor e edukativ.

Njeriu është qenie njerëzore dhe ai duhet të rritet, edukohet dhe zhvillohet në mesin e njerëzve, pra ai duhet të jetë i përgatitur të jetoj në rrethin shoqëror që nga hapat e tij të parë edukativo-arsimor.

Të jesh një nxënës i vetëm d.t.th. të të vriten motivet e para si:

– Bërjen e përpjekjeve që idetë e tij të gjejnë miratim nga mësuesi në mesin e nxënësve;

– Cili nxënës mund të i ngjaj mësuesit,

– dëshira për të qenë i pari i klasës, kryetar klase apo tërheqjen e vëmendjes me metoda tjera, pra dëshira për kontroll e pushtet;

– Bërja e përpjekjeve që të fitojnë siguri në mesin e nxënësve.

Arsimi ne Kosove kërkon reformë e e cila nuk gjen përqafim përmes mesazheve të rrejshme që më shumë prekin zemrat e njerëzve e jo dhe zhvillim e mendimeve.

Se sa po bëhet për arsimin duhet të i shikojmë dhe rezultatet e PISA, mirëpo për të kuptuar se a po punohet drejtë kësaj fushe duhet shikuar hapat që ndiqen në arsim që më shumë tingëllojnë politike se stimulative si:

–           Pse lirohet semestri nga pagesa ndërsa hyrja në provime +2 bëhet 2.5 Euro;

–           Pse shumë qytete nuk e kanë sistemin e zhvilluar parashkollor;

–           Pse arsimtarit kërkojnë paga te larta e i hezitojnë testeve vlerësuese edhe pse rezultat janë testimet e nxënësve të tyre;

–           Pse grevat paralajmërohen vetëm me humbje të orëve të mësimit e askush s’përgjigjet për ‘to, pra mungon ligji i pagave i cili do e stabilizonte këtë kaos;

–           Pse nxënësit qe tregojnë ngecje në lëndë duhet paguar orë shtesë e orari i mësimit te nxënësve maksimumin e prekin 5 orë me nga 60 minuta. Ku mbeti 40 orëshi i plotësuar i punës.

Pse, pse, pse…. pra, pse nuk po e duam reformën?

A jemi ne dijeni se 89 fëmijë po trajtohen në psikiatri për shkak të drogës?

Shpërndaje në: