Refugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në jug të Maqedonisë

Refugjatët bllokojnë hekurudhën ndërkombëtare në jug të Maqedonisë

Që nga orët e mëngjesit të sotëm kufiri i Maqedonisë është i mbyllur tërësisht për refugjatët, ndërsa në anën greke ku presin për të kaluar kufirin mbi 10 mijë refugjatë sipas forcave policore maqedonase, në shenjë proteste kanë bllokuar hekurudhën ndërkombëtare që lidh Greqinë me Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të bllokimit të hekurudhës ndërkombëtare, në pikën kufitare gati 3 orë qëndron i bllokuar një tren mallrash, i cili pengon edhe kalimin e rregullt të refugjatëve në territorin e Maqedonisë.

Në anën greke në pritje për të kaluar kufirin janë mbi 10 mijë refugjatë dhe situata në qendrën për pritje në Idomeni gjithnjë e më shumë përkeqësohet. Ata presin në rradhë të gjata me kilometra për të marrë ushqim apo trajtim mjekësor.

Ndërkohë që në anën greke mijëra refugjatëve u kufizohet ushqimi apo nevojat tjera mjekësore dhe higjienike, në anën maqedonase ndodhen vetëm një numër i vogël i refugjatëve, të cilët kaluan kufirin mëngjesit e sotëm. Ata pas dhjetëra ditëve pritje për të kaluar kufirin, shprehen të habitur nga kushtet që u ofrohen në anën maqedonase në krahasim me atë greke.

 

Shpërndaje në: