Refuzimi i Kosovës për “Open Ballkan”, Ibrahimi: Qasje fëmijërore dhe shumë e rrezikshme në raport me SHBA-në

Refuzimi i Kosovës për “Open Ballkan”, Ibrahimi: Qasje fëmijërore dhe shumë e rrezikshme në raport me SHBA-në

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se refuzim i Kosovës për të qenë pjesë e nismës “Open Ballkan” është mjaft e rrezikshme dhe kjo sipas tij po i prishë marrëdhëniet me aleatin kryesore Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij gjithçka që ka ndodhur gjatë luftës, pas dhe tash në Kosovë, ka vulën e SHBA-ve.

Sipas Ibrahimit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të ndërroj qasje sa i përket marrëdhënieve me SHBA, e posaçërisht refuzimin e tij për të qenë pjesë e “Open Ballkan”.

Reagimi i plotë:

Kosova si shtet i pavarur është shpallur në koordinim me shtetet mike të kryesuara nga SHBA.

Pa këtë koordinim, kjo nuk do të ndodhte.
Pa këtë koordinim, Kosova nuk do të kishte mundur të niste as rrugëtimin e vet drejt familjes së kombeve.
E gjithë kjo, duket se sot është harruar dhe po sillemi si të ishim një perandori e themeluar para 500 vitesh.
Kjo qasje, përeç se është fëmijerore, është edhe shumë e rrezikshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fotografia e djeshme e gjithë liderëve ballkanikë – pa Kosovën, do të duhej të ishte një alarm për ndërrim urgjent kursi.
Alternativa është të kthehemi si në kohën e Shqipërisë se 1945- të izoluar nga bota por të vetëkënaqur me iluzione të politkanëve të papërgjegjshëm.

Shpërndaje në: