Refuzoi Parisin – Zaniolo arrin marrëveshje me Juventusin

Refuzoi Parisin – Zaniolo arrin marrëveshje me Juventusin

Zaniolo është një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos verore.

Lojtari i Romës ka marrë vëmendje të madhe nga gjigantët evropianë pas paraqitjeve të tij të mira me skuadrën italiane sezonin e kaluar.

Sipas “La Stampa” Zaniolo ka zgjedhur të qëndrojë në Itali dhe pritet të transferohet te Juventus.

Roma kërkon deri në 60 milionë euro për kartonin e tij, kurse 23 vjeçari ka refuzuar mundësinë e kalimit në Francë te PSG.

Shpërndaje në: