Refuzoi Zvicrën dhe Shqipërinë për Kosovën: “Dua të luaj për vendin tim, ëndrrën e bëra realitet”
Idriz Voca ka vendosur përfundimisht që të luajë për Përfaqësuesën e Kosovës
Bernar Challandes, përzgjedhësi i ri i Kosovës akoma nuk ka bërë dy javë punë, derisa ka siguruar një talent të madh, si Idriz Voca që luan për Luzernin, transmeton Periskopi.
20-vjeçari kishte ofertë nga Zvicra dhe Shqipëria, por në fund ai zgjodhi për Kosovën dhe nuk është aspka pishman për këtë zgjidhje.
“Dua të luaj për vendim tim. Kjo është çeshtje e ndjenjave, e zemrës. Është një ëndërr që më është bërë realitet,” ka thënë Voca për gazeten zvicrane ‘Blick’.
Talenti kosovar u kritikua shumë nga mediat në Shqipëri pasi ai kishte bërë disa seanca stërvitore me shpresat e kombëtares shqiptare.
“Isha në kampin e kombëtares së Shqipërisë. Asgjë më shumë. Unë jam një shqiptar i Kosovës. Kjo është arsyeja pse isha i qartë në zgjedhjen time,” përfundoi mesfushori i Luzernit. /Periskopi/



