Reja: Xhaka është gënjeshtar
“Xhaka thotë vetëm gënjeshtra, nuk është i sinqertë dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike, por më pas e kam thirrur vazhdimisht por na ka refuzuar”.
Edoardo Reja ka dashur të heqë ndonjë guralec nga këpuca, në lidhje me cështjen e Taulant Xhakës, duke akuzuar hapur mesfushorin se gënjen për situatën e krijuar dhe si ishte ai që braktisi kombëtaren. Italiani ka sqaruar ndryshimin me Ivan Balliun, i cili komunikoi duke thënë se nuk mund të vinte për shkak të një gjendje jo të mirë fizike:
“Është ndryshe nga Balliu, Balliu ka dëshirë të vijë më Kombëtaren ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Është lojtarë që e ndjen fanellën dhe ka dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne, po e them një herrë e mirë e kam ftuar disa herë, Bulku ka folur me të, dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq sepse i kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori”.