Rekord sensacional me shitjen e fanellave të Cristianos: Man Utd tashmë ka kompensuar shumën e paguar për të

Rekord sensacional me shitjen e fanellave të Cristianos: Man Utd tashmë ka kompensuar shumën e paguar për të

Cristiano Ronaldo ka thyer çdo rekord të mundshëm me shitjen e fanellave të tij.

Brendi CR7 ka bërë punë edhe një herë për skuadrën e Manchester United, e cila tashmë ka arkëtuar shumë miliona nga fanellat e reja të Ronaldos.

Ronaldo u ble për 12.9 milionë funte, por kjo shumë tashmë është kompensuar, transmeton Periskopi.

Fanellat e CR7 të shitura deri më tani nga Manchester United kapin shumën e 187 milionë funteve.

Sigurisht, skuadra nuk merr gjithë këtë total, por përsëri mbetet në një shumë më të lartë sesa kanë paguar për kartonin e portugezit. /Periskopi/

Shpërndaje në: