Rekordi historik që Liverpooli e arriti sonte pas triumfit kundër Milanit

Periskopi.com Sporti

Liverpooli u sigurua që ta mbyllte fazën e grupeve në Champions League në mënyrën më të mirë të mundshme.

‘Të Kuqtë’ në ndeshjen e fundit mposhtën Milanin në ‘San Siro’ me rezultat 2-1, shkruan Periskopi.

Golat nga Mo Salah 36′ dhe Divock Origi 55′, ia siguruan pikët e plota skuadrës së Jurgen Kloppit, derisa goli i Fikayo Tomorit në minutën e 29, nuk mjaftoi që ta ngriste në tabelën e Grupit B Milanin, duke mbetur në të fundit me vetëm katër pikë.

Por, sidoqoftë, me këtë fitore sonte Liverpooli u bë klubi i parë anglez në histori që fiton të gjitha gjashtë ndeshjet e fazës së grupit.

Gjashtë fitore për 18 pikë. Ecuri perfekte për Kloppin me djelmoshat e tij. /Periskopi.com/