Rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, kryesuesi Artan Nimani dhe zëvendëskryesuesi Agron Bajraktari, qëndruan në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Aty vizituan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, ish deputetin, Rexhep Selimi, kryetarin e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe zëvendëskryetarin Nasim Haradinaj.

Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve thanë se janë ndjerë të emocionuar gjatë takimit me krerët e UÇK-së, për vendosmërinë që ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë, për t’i dëshmuar botës edhe një herë se lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër.

Rektorët Nimani e Bajraktari thanë se gjendja e çlirimtarëve ishte shumë e mirë dhe u shprehën të sigurtë se shumë shpejt ata do të lirohen të pafajshëm nga Haga, ku po mbahen padrejtësisht dhe do të kthehen faqebardhë në Kosovë.

Shpërndaje në: