Relaksoni mendjen dhe këmbët duke i zhytur ato në këtë përgatitje me ujë të ngrohtë

Periskopi.com Zoya

Për të relaksuar këmbët pas një dite të lodhshme dhe për të përtërirë energjitë, s’ka asgjë më të mirë se sa një banjë deotksifikuese në darkë e cila ndihmon për të përmirësuar qarkullimin e ekstremiteteve dhe për të larguar streset e akumluara. Ka disa mënyra:

Kripë Epsom për të relaksuar këmbët e lodhura

Shtoni një filxhan kripë në një vaskë pedikuri ose legen me ujë të ngrohtë. Kjo banjë detoksifikuese  rregullon nivelet e magnezit. Eliminon toksinat. Largon fryrjen nga këmbët dhe përmirëson gjumin. Gjithashtu zbut lëkurën.

Uthull molle për të çlodhur këmbët e lodhura

Shtoni 1/4 filxhani uthull molle në një vaskë pedikyri ose legen me ujë të ngrohtë. Nëse ju djegin, shtoni pak më shumë ujë. Me shumë mundësi, djegia ndodh për shkak të reagimit me mykun nëse keni.  Largon kallot, mykun dhe zbut lëkurën. Trajton këmbët e fryra dhe të lodhura. Detoksifikon trupin.

Relaksoni këmbët me sodë buke

Shtoni 1/4 filxhani sodë buke në ujë. Zhysni këmbët dhe trajtoni mykun.

Vajra esenciale opsionale

-Vaj menteje

-Vaj livande relaksues

-Vaj patchouli i cili trajton ënjtjen

-Vaj eukalipti i cili është antiinflamator

-Vaj i Pemës së çajit i cili trajton mykun

Mbajini këmbët për 15-40 minuta. Thajini më pas dhe lyejini me një krem. Ujin hidheni. Mund të përzieni edhe  sodën me kripën në një banjë të vetme.

Shpërndaje në: