Remi kërkon të mos preket kisha në oborrin e UP’së
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur i befasuar me protestën studentore te kisha në kampusin e UP-së.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Mustafës:
PROTESTA STUDENTORE- BEFASI QYTETARE
Befasia qëndron në protestën studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar.
Protestimi i fundit ne hapesirat perreth kishes, sado qe eshte nje shprehje legjitime e pakenaqesive qytetare, nuk do te duhej te drejtohej aty ku ne shqiptaret gjithmone kemi qene kampion- tolerances fetare.
Çfaredo te kene qene qellimet e pales serbe, klerit te kishes ortodokse serbe, nuk me befasojne fare. Befasia qendron ne protesten studentore, qe per here te pare reflekton karakter religjioz e jo atdhetar, si norme e gjithe levizjeve studentore ne te kaluaren tone te turbullte. Keto levizje jane te rrezikshme dhe cenojne lirite te cilat i kemi fituar me gjak. Kisha le te qendroje e te sherbeje per qytetar te konfesionit ortodoks, nese ka te tille. Nese nuk ka, atehere te gjejme formulen e perdorimit te saj per qellime artistike apo qellime tjera dinjitoze, duke reflektuar keshtu vlerat kombetare, ato europiane dhe te botes se qyteteruar.



