Renditja e komunave sipas numrit të personave të prekur nga koronavirusi

Renditja e komunave sipas numrit të personave të prekur nga koronavirusi

Këtë të diel, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe tri raste të reja me coronavirus në vendin tonë, duke çuar kështu numrin me Covid-19 në 94.

Nga rastet e konfirmuara deri tani komuna më e prekur me COVID-19 është ajo e Malishevës.

Më pas renditet komuna e Gjilanit, Prishtinës, komuna e Vitisë, Vushtrria, Gjakova, Podujeva,Klina, Prizreni, Obiliqi, Lipjani, Suhareka dhe Shtimja me nga një rast.

“Malisheva 33 raste, Gjilani 15 raste, Prishtina 14, Vitia 7 raste, 6 komuna e Vushtrrisë, 6 raste nga Gjakova, katër nga Podujeva, kurse nga një rast kanë Klina, Prizreni, Obiliqi, Lipjani , Suhareka dhe Shtimja”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u është adresuar sonte qytetarëve të vendit në kohën kur vendi sikurse e gjithë bota po përballet me pandeminë e coronavirusit.

Ai thotë se mënyra e vetme për të përballuar krizën me coronavirus është kujdesi i të gjithëve dhe izolimin si masa e vetme që bota ka vendosur për tu mbrojtur.

“Virusi COVID-19 transmetohet shumë dhe shpejt. Kjo është situata më serioze që pas luftës kemi pasur në Kosovë. Këtë ditë do të hyjmë në muajin ku mund të kemi një shtim të të prekurve nga virusi, dhe pas këtij muaji, nëse tregojmë kujdes të duhur, do të fillojmë ngadalë të dalim nga kjo gjendje dhe t’ia nisim të gjitha punëve që kemi lënë në mes”, ka thënë Kurti.

Pas vendosjes së orarit të ri të kufizimit të lëvizjes nga Qeveria në detyrë e Kosovës, nga ora 17:00-06:00, edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të kundërtën do të ketë masa ndëshkuese.

Shpërndaje në: