Renditja e re e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë

Renditja e re e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë

Kosova ka pësuar përsëri rënie në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaku është në pozitën e 177.

Kosova ka zbritur për katër pozita pas humbjes me Turqinë.

Në anën tjetër kombëtarja shqiptare ka fituar tri pozicione në renditjen e FIFA-s për këtë muaj.

Fitorja 3-0 në fushën e Izraelit në eliminatoret e Botërorit të vitit pati shumë ndikim në ngjitjen e shkallëve të klasifikimit nga ana e kuqezinjve, që tani janë në vendin e 63, me 544 pikë.

Përsa i përket kreut të renditjes së FIFA-s, edhe ajo ka pësuar ndryshime pasi tani në vendin e parë është Gjermania, që ndiqet nga Brazili dhe Argjentina në vendin e dytë dhe të tretë.

Shpërndaje në: