Renditja e Re: Sipas FIFA-s, Kosova vazhdon të mbetet në nivel të kombëtareve amatore

Renditja e Re: Sipas FIFA-s, Kosova vazhdon të mbetet në nivel të kombëtareve amatore

FIFA ka zbuluar sot renditjen e re të kombëtareve botërore të futbollit në kategorinë e meshkujve.

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka lëvizur nga pozita e 115 në të cilën ishte vendosur më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Dardanët kanë po aq pikë sa kishin edhe më herët, 1174, pasi nuk e zhvilluan asnjë ndeshje gjatë kësaj periudhe përpos asaj me Suedinë që u zhvillua nga një ekip i përbërë prej lojtarëve tanë jo-standardë, shkruan Periskopi.

Para Kosovës janë edhe kombëtare shumë më të dobëta si Tailanda, Azerbaixhani, Nigeri, Ishujt Faroe, India, Kenia etj.

Kombëtarja më e fortë e momentin vlerësohet të jetë Belgjika, pas së cilës renditet Franca.

Befasi në renditje është kombëtarja e Kolumbisë që zë vendin e dhjetë, ndërkohë që kampioni botëror i vitit 2014, Gjermania është në vendin e 15. /Periskopi

Shpërndaje në: