Rënia e frikshme e VV-së në numra: 35% më pak në Ferizaj, 22% në Prishtinë, 30% në Mitrovicë

Rënia e frikshme e VV-së në numra: 35% më pak në Ferizaj, 22% në Prishtinë, 30% në Mitrovicë

Vetëvendosje ka pësuar një rënie të madhe në të gjitha komunat e Kosovës, përveç Shtimes.

Kjo parti politike është rrudhur gjithandej vendit për shkak të kandidaturave dhe të qeverisjes Kurti II që po e përmbyll edhe muajin e shtatë në koalicion me Listën Vjosa.

Por, për vetëm tetë muaj e tre ditë, kjo parti politike ka pësuar goditje të rënda në katër komunat më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, përcjell Periskopi.

Nga tashmë 90 për qind të votave të numëruara në Mitrovicë, Agim Bahtiri ka arritur të marrë vetëm 33.93 për qind të votave. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia e Albin Kurtit i kishte pasur mbi 30 për qind vota më shumë, ose 64.26 për qind.

51 për qind të votave të numëruara i kanë dhënë Vetëvendosjes plot 42.97 për qind në Prishtinë për kryetar komune. Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit i kishte pasur 65.13 për qind, ose mbi 22 për qind të votave më shumë se tash.

Mytaher Haskuka nga 71 për qind të votave të numëruara ka fituar 40.17 për qind. Edhe në këtë komunë ka një rrudhje të partisë në raport me 14 shkurtin. Plot 7.5 për qind janë humbur për vetëm tetë muaj.

 

Në Ferizaj, Valon Ramadani ka marrë vetëm 25.27 për qind. Por, kjo komunë ka pasur 61.94 për qind për Vetëvendosjen më 14 shkurt, ose mbi 35 për qind më shumë se tash.

Shpërndaje në: