Reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të Amerikës

Reperi Kanye West shpall kandidaturën për president të Amerikës

Nëse keni menduar që viti 2020 nuk mund të bëhej më i çuditshëm, atëherë e keni pasur gabim. Reperi Kanye West e ka shpallur kandidaturën e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sfiduesi i pazakontë i Donald Trumpit – i cili në fakt e ka mbështetur zëshëm më herët – dhe Joe Bidenit, ka zgjedhur ditën e pavarësisë së ShBA-ve (4 korrikun) për të bërë  këtë lajmërim befasues.

“Na duhet të realizojmë premtimin për Amerikën duke besuar në zot, duke unifikuar vizionin tonë dhe ndërtuar të ardhmen,” shkroi West. “Unë po garoj për president të ShBA-ve.”

Ky postim u shoqërua me një flamur me yje dhe vija, ndërsa gruaja e tij Kim Kardashian West replikoi duke i vënë në koment një flamur amerikan.

Nuk është e qartë nëse 43 vjeçari ka mbushur dokumentet e nevojshme për t’u paraqitur në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Afati për të shtuar kandidatët e pavarur në zgjedhje ende nuk ka kaluar.

Shpërndaje në: