Reperi shqiptar-Bill Clintonit: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde zotëri President (Foto)
Presidenti Bill Clinton sot ka arritur në Kosovë.
Bill Clinton ka arritur në Kosovë me rastin e 20-vjetorit të çlirimit dhe hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota, shkruan lajmi.net.
Ai sot do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe më pas edhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Instagram, reperi D.U.D.A. i ka uruar mirëseardhje Cilntonit, duke shkruar “Mir se erdhe ne shpin tane mr President”.
Për ndryshe, gjatë takimit me presidentin e Kosovës, Bill Clinton do të dekorohet nga Thaçi.