Replika e Glauk Konjufcës me Besa Gaxherin
Glauk Konjufca ka thënë se prokuroria ka pranuar se nuk ka dëshmi për të arrestuarit e Vetëvendosjes.
Ai thotë se 4 ditë para seancës për demarkacionit, u arrestuan aktivistët e VV-së për ta njollosur këtë lëvizje
“Prokuroria në ditën e djeshme del edhe thotë për Frashër Krasniqin edhe Petrit Ademin se nuk kemi asnjë dëshmi, mirëpo edhe përkundër kësaj, është mirë t’i mbajmë në paraburgim. Çka mendoni zonja Gaxherri? A është ky terroristi në Kosovë. A është ky ai që paska sulmuar Kuvendin e Kosovës. Për të tjerët thonë ende nuk kemi dëshmi të sigurta por jemi duke i mbledhur ato”./Periskopi.com/



