Reporterët pa Kufij theksuan sulmet e pushtetit ndaj gazetarëve, Qeveria flet për sukses në liri të medias

Reporterët pa Kufij theksuan sulmet e pushtetit ndaj gazetarëve, Qeveria flet për sukses në liri të medias

Qeveria e Kosovës i është gëzuar  indeksit nga raporti Reporterët pa Kufij, të cilët e renditën Kosovën në vendin e 61’të sa i përket lirisë së mediave.

Po, në raportin e sivjetshëm të Reporterëve pa Kufij, për Kosovën, vihen në pah sulmet dhe mosndëshkueshmëria ndaj atyre që sulmojnë gazetarët. Po ashtu flitet për sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve dhe etiketimin e tyre si “bashkëpunëtorë të armikut”.

Ekzekutivi kosovar ka përmendur sukses në liri të medias. Ndërkohë, sot Periskopi  sjelli të përmbledhura të gjitha sulmet e pushtetit drejt mediave e gazetarëve përgjatë vitit 2021 dhe 2022 (janar-prill).

Ja postimi i plotë:

Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit për vitin 2022, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij, e rendit Kosovën në vendin e 61-të. Kjo është renditja më e lartë e Kosovës ndonjëherë në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit dhe vjen si rezultat i përmirësimit për 17 vende.

Qeveria jonë i gëzohet përparimit të lirisë së mediave dhe e konsideron sukses të përbashkët.

Do të vazhdojmë të angazhohemi me përkushtim që mediave dhe punëtorëve medialë t’ju krijojmë ambient sa më të sigurtë dhe të përshtatshëm, në mënyrë që ata të ushtrojnë të lirë dhe të papenguar profesionin e tyre.

Mediat e pavarura, të lira, objektive dhe profesionale janë aleatët tanë në përpjekjet për zhvillimin e shoqërisë së lirë e demokratike dhe ruajtjen e saj. Këtë vit, falë vullnetit të shumicës parlamentare në Kuvend, për herë të parë, punonjësit medialë janë përfshirë si kategori përfituese për ndihmë juridike falas.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit i urojmë mediat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe i falëndërojmë për bashkëpunimin dhe raportimin e vazhdueshëm për punën e Qeverisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: