Reshitaj i reagon ashpër Fitim Ukës së VV’së: Pandemia kërkon unitet e jo tubime në ‘shesh’

Reshitaj i reagon ashpër Fitim Ukës së VV’së: Pandemia kërkon unitet e jo tubime në ‘shesh’

Kryetarja e Komisionit për  Shëndetësi, Albena Reshitaj tha se nuk mundë të kërkohet të ketë suksese të madhë në Kosovë, duke parë mundësinë e testimeve, përcjell Periskopi

Ajo në Debat Plus, ka bërë replika me Fitim Ukën e VV’së, ku tha se quan të turpshme se si Uka thotë për ministrin e shëndetësisë, si minister ilegalë.

Ajo tha se në këtë periudhë nuk është dashur të ketë këso diskutime, dhe se është dashur të ketë unitet.

“Sa i përket nr të vdekjeve në çdo shtet, ka shkuar në një lakore, nga poshtë lart, parashikimet e OBSH kanë ndryshuar tani. Në një numër aq të vogël të testimeve që ka bërë Kosova, është e pamundur të kërkohet suksese në këtë drejtim, nuk mundë të krahasohet Kosova, me një shtet i cili numrin e testimeve e ka shumë më të madhë se ne. Është e turpshme me quajtë një ministër ilegalë, në këtë periudhë, menaxhimi i pandemisë kërkon unitet, ju e keni rrëzuar qeverinë në kohë pandemie.  U pa menjëherë më protestën, u vërtetu edhe me ish-ministrin se cili ishte qëllimi”, tha Reshitaj në Debat Plus/Periskopi

Shpërndaje në: