Reshitaj: LDK-në nëse e dëgjojmë mbesin edhe 30 vjet këtu ku jemi

Reshitaj: LDK-në nëse e dëgjojmë mbesin edhe 30 vjet këtu ku jemi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj ka thënë se Kosova po e humb taksën dhe nuk po mund ta vendos as reciprocitetin.

Reshitaj, në “Debat Plus” më Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se lojërat politike që kanë bërë ata që fituan votat nuk do të jenë në gjendje t’i mbajnë sa i përket reciprocitetit.

Ajo thotë se përçarjen e faktorit politik shqiptar në raport me taksën po e përdorë edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila po kërkon largimin e menjëhershëm të taksës.

Nënkryetarja e AAK-së thotë se me heqjen e taksës Kosova kthehet në pikën zero në raport me bisedimet me Serbinë.

Ajo thotë se taksa është dashur të vendoset qysh në vitin e parë pas shpalljes së Pavarësisë, përcjell Telegrafi.

“Taksa duhet të hiqet, por në momentin që ne marrim garancinë që në një afat të caktuar kohorë të ketë njohje nga Serbia”.

Reshitaj thotë se duhet të analizohet edhe shkaqet që e kanë pru Kosovën në këtë gjendje që të mos jetë në gjendje të mbajë taksën e të mos mund të vendos as reciprocitetin.

Nënkryetarja e AAK-së i është përgjigjur Lutfi Hazirit i cili kërkoi nga Kurti largimin e taksës.

Ajo thotë se “po të dëgjohen zyrtarët e LDK-së dhe diskursin e tyre politikë duhet të presim edhe 30 vite status quo”.

Ajo thotë se edhe mes partnerëve qeverisës nuk ka unitet pasi kryetari i LDK-së tha se taksa duhet të hiqet dhe për reciprocitet nevojitet konsultim me SHBA-në, ndërsa sipas saj Kurti thotë se taksa duhet të hiqet e të vendoset menjëherë reciprociteti.

Shpërndaje në: