Reshje shiu e nxehtë, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Reshje shiu e nxehtë, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Mot më i freskët, me erë po parashihet për ditën e shtunë, me intervale më të gjata me diell, por me mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e diel pritet përmirësim i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave, ndjeshëm mbi vlera mesatare nga mesi i javës së ardhshme.

18.06 – Më freskët e me erë. Kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për riga shiu.
19.06 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.
20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
21.06 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.
Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 11C deri 17C, e maksimalet nga 24C e 27C në fundjavë, deri në 34C ditën e mërkurë.
Në fundjavë frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 7-15m/s, e nga e hëna ndryshon drejtimin në jugperëndimore.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta me tendencë të rënies në fillim të javës.

Shpërndaje në: