Reshje të dendura shiu, përmbytet Durrësi
Reshjet e dendura të shiut në orët e para të mëngjesit kanë mbuluar disa rrugë e trotuare në qytetin bregdetar të Durrësit.
Qyteti i Durrësit është në kaos nga reshjet e shiut që kanë rënë orët e fundit, bën të ditur tch.
Këmbësorët dhe nxënësit e shkollave e kanë të vështirë të lëvizin sot në qytet. Rrugë e trotuare janë përmbytur dhe qarkullimi është i vështirë edhe për automjetet. Nuk është hera e para që qyteti bregdetar përmbytet këtë vit.
Mjafton pak shi dhe rrugët e Durrësit janë të papërshkueshme me këmbë dhe makinë duke i ngjarë një Venecie të vogël ku për të shkuar në punë apo në shkollë duhet varkë.



