Respektohet Amelika: Liburn Aliu thotë se me pranverë nis ndërtimi i Autostradës së Paqes

Respektohet Amelika: Liburn Aliu thotë se me pranverë nis ndërtimi i Autostradës së Paqes

Njëra prej 16 pikave të marrëveshjes së Uashingtonit të arritur një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, është në proces të zbatimit nga ana e Qeverisë Kurti për ndërtimin e “autostradës së paqes”.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, tha se sa i përket marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ka hyrë në obligime për ndërtimin e autostradës Besi-Merdar, e që sipas tij pritet të nis së ndërtuari në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit dhe ‘Autostradës së paqes’, Kosova ka hyrë në obligime për ta realizuar rrugën Besi-Merdar. Natyrisht që ky proces për shkaqe financiare mund të zvarritet, por është proces që do të përfundojë. Nga ana tjetër i njëjti projekt nënkupton që duhet të realizohet nga pala tjetër(Serbia) e që deri më tani nuk ka pasur fare asnjë… Nuk mund të themi me siguri të madhe, por mendoj që pranvera – do të kemi mundësi të mira për fillimin e asaj autostrade”, theksoi Aliu.

Këto komente ministri Aliu i bëri në konferencën për media.

Kujtojmë që Qeveria Kurti kishte thënë se nuk do të zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit e cila u nënshkrua nga ish-kryeministrit, Avdullah Hoti.

Shpërndaje në: