Reuters: Buldozerët serbë rrënuan murin në qytetin e ndarë të Kosovës

Reuters: Buldozerët serbë rrënuan murin në qytetin e ndarë të Kosovës

“Serbët lokalë në Kosovë kanë përdorur buldozerë të dielën për të shkatërruar një mur që e kishin ndërtuar vetë në qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës”, shkruan sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

Në artikullin e publikuar sot, Reuters tregon fakte rreth ndërtimit të murit dhe përplasjeve të Prishtinës zyrtare me serbët lokalë për çështjen e murit, njofton Insajderi.

“Serbët, të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet, kanë ndërtuar murin në dhjetor, duke thënë se ai shërbente për tu mbrojtur ndaj rrëshqitjeve të dheut, por qeveria e Prishtinës tha se struktura ishte një përpjekje për të ndarë qytetin në vija etnike dhe duhet të shkatërrohej”, vazhdon më tej shkrimi i Reuters. /Insajderi.com

Shpërndaje në: