Revista “Rolling Stone” publikon foto të J Balvin dhe Dua Lipës: Superyjet bëhen bashkë në Kosovë

Revista “Rolling Stone” publikon foto të J Balvin dhe Dua Lipës: Superyjet bëhen bashkë në Kosovë

“Sunny Hill Festival”, u mbajt për katër ditë rresht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Dua Lipa dhe babai i saj, Dugagjin Lipa, janë organizatorët e këtij festivali.

Dua ka performuar natën e parë ndërsa netët e tjera i ka shijuar nga këndi i publikut.

Në “Sunny Hill”, kanë performuar yje botërore por edhe artistë vendor.

Njëri nga yjet botërore që performoi në këtë festival ishte edhe Jose Alvaro Osorio Balvin, i njohur për audiencën si J Balvin.

Së fundmi revista e famshme amerikane, Rolling Stone, në faqen e tyre në ‘Instagram’ ka publikuar foto të J Balvin, ku shfaqet përkrah Dua Lipës.

“Superyjet bëhen bashkë në Kosovë”, shkruhet në postimin e tyre përcjell me një emoji të flamurit të Kosovës.

Shpërndaje në: