Revolucion te Barcelona, pothuajse e gjithë skuadra është nxjerrë në merkato

Revolucion te Barcelona, pothuajse e gjithë skuadra është nxjerrë në merkato

Një revolucion i vërtetë pritet të ndodhë në merkaton e verës te Barxelona. Super skuadra e katalanasve rrezikon të copëtohet në mënyrë drastike.

Sipas Marca, drejtuesit e klubit do ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga Coronavirus. Domosdoshmëria për  të mbushur arkat shtyn blaugranat që të shesin shumë lojtarë të çmuar. Gjithmonë sipas burimeve spanjolle, pothuajse gjithë skuadra është nxjerrë në merkato.

Vetëm pesë lojtarë duket se kanë vendin të sigurt: Lionel Messi, Antoine Griezmann, Gerard Pique, Frenkie de Jong, Marc-Andre ter Stegen dhe Ansu Fati. Këto pesë yje do të jenë baza për të ndërtuar Barcelona-n e së ardhmes.

Shpërndaje në: