Revolucion tek Arsenali, nëntë lojtarë në listën për t’u larguar

Revolucion tek Arsenali, nëntë lojtarë në listën për t’u larguar

Arsenal është gati për ndryshime rrënjësore në skuadër.

‘Dora e hekurt’ e Mikel Arteta duket se ka filluar të ndjehet te skuadra e Arsenal, ku thuhet se do të ketë largime të shumta gjatë kësaj vere.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, ‘Gunners’ janë gati të largojnë plot nëntë lojtarë nga skuadra.

Në mesin e nëntë lojtarëve që mund të largohen nga Arsenal janë edhe dyshja Hector Bellerin e Alexandre Lacazette.

Listës i bashkohen edhe emra të tjerë si Henrikh Mkhitaryan i cili këtë sezon luajti te Roma, por edhe Sead Kolasinac që deri vonë ishte në planet e para.

Më mirë situata nuk qëndron as për Shkodran Mustafin, Rob Holding, Lucas Torreira e Sokratis.

Në anën tjetër, Matteo Guendouzi është lojtari nga i cili Arsenal mund të fitojë më shumë, pasi me kartonin e tij dhe nëntë milionë funte të tjera thuhet se londinezët mund të sigurojnë Philippe Coutinhon.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë punët për Arsenal në merkaton e

Shpërndaje në: