Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me COVID-19 në qendrën e paraburgimit në Hagë

Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj infektohen me COVID-19 në qendrën e paraburgimit në Hagë

Disa nga ish-luftëtarët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas burime të ‘RTV Dukagjini’, bëjnë të ditur që shumë nga personat të cilët janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, janë të prekur me COVID 19.

“Të paktën dy nga ata të cilët janë duke u mbajtur, sot kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë pritet së shpejti të vijnë edhe mostrat e marrura nga të ndaluarit e tjerë të cilët janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për të konfirmuar nëse edhe të tjerët janë të prekuar apo jo”.

Panduri ka treguar më pas se bëhet fjalë pikërisht për Rexhep Selimin dhe Nasim Haradinajn, të cilët janë konfirmuar tashmë pozitiv me coronavirus, derisa priten rezultatet për të tjerët.

Kjo ka prekur edhe planifikimet e vizitave të familjarëve në Hagë.

Në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Shpërndaje në: