Rey Manaj rikthehet në Serie A, Barca arrin akordin me Spezian për sulmuesin kuqezi

Rey Manaj rikthehet në Serie A, Barca arrin akordin me Spezian për sulmuesin kuqezi

Rey Manaj do të largohet nga Barcelona, për të vazhduar aventurën e tij në Serie A, ku ishte edhe më parë.

Sulmuesi shqiptar i cili ishte protagonist me katalanasit gjatë fazës përgatitore, tashmë do të nisë një aventurë tê re në Serinë A.

Është Spezia e cila ka bërë një ofertë për sulmuesin shqiptar për të cilin kishte interes edhe nga skuadra të tjera.

Manaj ka njê vlerë afro 1 mln euro dhe transferimi i tij do të bëhet përfundimisht, ndoshta në huazim me të drejtë blerjeje e tani priten vetëm testet mjekësore.

Nuk përjashtohet që sulmuesi kuqezi teksa është në grumbullim me kombëtaren në Varshavë të kryej atje testet dhe procedurat për transferimin te Spezia.

Klubi italian drejtohet nga një ish i Barçës, si Thiago Motta dhe kishte kërkuar edhe një përforcim në sulm duke mbyllur kështu akordin për 24-vjecarin shqiptar për të cilin bêhet fjalë për një rikthim në Itali ku ka luajtur më parë me Interin e Mancinit. /Periskopi/

Shpërndaje në: