Rey Manaj shpërthen në sy të Laportas dhe Koemanit: Hat-trick në miqësore, shënon edhe me gjoks

Rey Manaj shpërthen në sy të Laportas dhe Koemanit: Hat-trick në miqësore, shënon edhe me gjoks
Rei Manaj ka dhuruar një paraqitje për t’u vënë në kornizë sot në atë që ishte ndeshja e tij e parë me ekipin A të Barcelonës.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Gimnastik të Tarragonës, duke dhuruar një paraqitje mbresëlënëse pasi i vetëm ktheu plotësisht rrjedhën e sfidës për ekipin katalanas.

Por jo vetëm kaq. Me shansin e parë që iu dha, Manaj arriti të bëhet dhe protagonist duke realizuar tripletë me fanellën e Barçës. 24-vjeçari realizoi në minutën e 60-të të ndeshjes miqësorë kundër Gjimnastik, duke shënuar një supergol nga diagonalja dhe në minutën e 86-të realizoi spektakël duke finalizuar një harkim nga krahu me goditje me gjoks.

Në minutën e fundit të takimit, Manaj realizoi dhe golin e tretë nga pika e 11-metërshit, duke e mbyllur në mënyren më të mirë këtë debutim historik me fanellën e Barcelonës.

Shpërndaje në: